Monika Kryemadhi përlotet për Neritan Liçajn: Dinjitet të jashtëzakonshëm, ecte drejt por me kokën poshtë

Monika Kryemadhi është përlotur teksa për Ora News ka folur për aktorin e njohur Neritan Liçaj, i cili është një nga simbolet e rezistencës së aktorëve në këto 3 vite.

Kryemadhi tha se vërtet humbëm një godinë, por jo teatrin.

Monika Kryemadhi: Ne do bëjmë aleancë me qytetarët. Këtu jemi edhe unë, edhe Luli, edhe Shpëtim Idrizi dhe të gjithë kryetarët e partive. Por të mos vinë për ne, të vijnë për veten e tyre. Të fitojë dinjiteti shpirtëror. Atë që tha Romir Balla, të vijnë për Mond Budinën, për Robert Budinën, për Neritan Liçajn, që mu mbushën sytë me lot. Me një dinjitet të jashtëzakonshëm. Me një dinjitet që netë të tëra pa gjumë i pafuqishem ecte dhe mbante trupin drejt, por mbante kokën poshtë, sepse mendoj se humbi. Nuk ka humbur. Humbi një godinë, por jo teatrin.

SHKARKO APP