Monika Kryemadhi poston një video ku festohet shqiptarçe në SHBA
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1247972585315481/
Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar disa nga momentet më të veçanta të dasmës së një prej familjarëve të saj.
Kushëriri i Kryemadhit, i ikur prej dekadash në SHBA sërsh ka bërë pjesë të kësaj ceremonie martesore deh traditat e zakonet shqiptare.
Në videon e Monikës shihet që dasmoret po i këndojnë nuses, duke respektuar kështu një traditë të vjetër shqiptare. Gjatë dasmës e ftuar ka qenë edhe kushërira e deputetes dhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha e cila më pas i dedikuar edhe një këngë çiftit. Bashkangjitur me videon Kryemadhi ka shkruar edhe një dedikim për këtë moment nëpërmjet të cilit uron edhe çiftin.
“Jam e lumtur dhe krenare, që në dasmën e djalit të dajës tim, Besartit, në SHBA, megjithëse të ikur prej dekadash të tëra, vazhdojnë të ruhen traditat e bukura shqiptare, por edhe lidhjet e forta me njëri-tjetrin e me familjen. Ne, shqiptarët jemi një komb shumë krenar dhe të lidhur fort me traditat tona që vijnë që nga lashtësia.
Kushërira jonë, Bebe Rexha ishte ajo që iu dedikoi një këngë që e shoqëroi Besartin dhe Fatjonën në vallëzimin e tyre të parë si çift i sapomartuar. Urime të dyve e jetë të lumtur së bashku”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj.(Express)