Monika Kryemadhi: Rama njeri i paaftë që mashtron. Programi ynë i zbatueshëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me gratë e njësisë 5 në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi e vuri theksin tek programi i kësaj force politike, për të cilin tha se është shumë i thejshtë për t’u zbatuar.

Më tej, Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se në tetë vjet qeverisje nuk ka bërë asgjë. Kryemadhi e quan Ramën njeri të paaftë që vetëm mashtron.

Kryetarja e LSI tha nder te tjera se formalizimi i ekonomisë në Shqipëri është i domosdoshëm.

Kështu që ne jemi shumë të fokusuar në programin tonë me pesë prioritetet tona që janë shumë të thjeshta dhe shumë të mundshme për t’u realizuar. Nuk na ndajnë më shumë se 60 ditë tashmë nga zgjedhjet e 25 prillit, që është një datë shumë e rëndësishme për të përfshirë të gjithë qytetarët shqiptarë që të shkojnë të votojnë. Formalizimi i ekonomisë në Shqipëri është i domosdoshëm, sepse ne hyjmë tek vendet, që këtë informalitet ekonomik e kemi para, të cilën shqiptarët e paguajnë të tërë. E paguan ai që merr ndihmë ekonomike, e paguan hallexhiu, e paguan ai që të lustron këpucët, e paguan çdokush, por nuk e paguan vetëm ai oligarku, i cili e grabit dhe nuk e dorëzon TVSH-në në shitje. E paguan në hyrje me mallrat e importit dhe nuk e paguan pastaj në TVSH, që janë me miliona e me miliarda.”, u shpreh Kryemadhi.

Teksa bëri thirrje që qytetetarët të shkojnë për votim në zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi shigjetoi kryeministrin, për të cilin tha se është një njeri i paaftë që nuk e mban fjalën. Ndaj sipas saj duhet të ndëshkohet me votë.

Nëse ne u themi të rinjve që me programin tonë “Nga bebja në bebe”, në qoftë se ai do të lindë një fëmijë dhe kur ai të krijojë familje do të ketë 25 mijë dollarë nga bashkëshortja dhe 25 mijë të tjera do t’i ketë të vetat, ai ka një buxhet me të cilin mund të fillojë jetën nga fillimi. Kjo është një ndihmë për rritjen e numrit të lindjeve në Shqipëri, sepse për herë të parë këtë vit ne kemi më shumë vdekje sesa lindje, gjë që nuk ka ndodhur që pas Luftës së Dytë Botërore. Pra, ne po fillojmë po plakemi me ritme shumë të shpejta dhe dëgjojmë edhe pafytyrësinë e Kryeministrit që thotë: Le të ikin shqiptarët, le të punojnë jashtë shtetit. Po pse të punojnë jashtë shtetit me paga minimale dhe të mos punojnë me paga maksimale në Shqipëri? Në këtë vend të mrekullueshëm me det, me liqen, me mal, me laguna, me histori, me trashëgimi kulturore. Pse të mos jetojnë këtu pranë familjeve të tyre? Pse? Sepse do një kryeministër të përfitojë për veten e vet, dhe do të gënjejë dhe të mashtrojë. Një njeri që nuk ka mbajtur premtimet e tij për tetë vjet, pse duhet t’i mbajë tani premtimet? Një njeri i paaftë për të garantuar sigurinë, një njeri i paaftë t’u japë garanci njerëzve për pronën, pse qenka i aftë tani, kur në tetë vjet s’ka bërë asgjë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

SHKARKO APP