Monitorim nga ajri! Policia bën gati dronët për të kontrolluar lëvizjen e qytetarëve
Policia e Shtetit do të shtojë mbikëqyrjen në territorin shqiptar për të identifikuar të gjithë personat të cilët thyejnë fashat e orarit. Gjithashtu do të monitorohet territori në fundjavë, ku edhe vendi do të jetë në karantinë të plotë.
Policia kështu do të përdorë edhe teknologjinë e lartë në mënyrë që të identifikojë të gjithë të pabindurit.
Dronët të pajisur me kamera kanë pamje të qartë, të të gjithë personave apo mjeteve që lëvizin. Gjithashtu, dronët janë të pajisur edhe me altoparlantë, ku mund të përcillen paralajmërimet nga ana e policisë.
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka kërkuar forcime në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë, pasi në këta rrethe ka pasur raste më problematike. Vendi do të futet në karantinë të plotë në fundjavë dhe pritet që terreni të monitorohet me anë të dronit.