Monitorimi më i rreptë për kushtet e integrimit, Dedja: Reformat janë për qytetarët
Intervistoi: Manjola Hasa
Rezultatet konkrete të reformave që lidhen me procesin e integrimit janë ato që do përcaktojnë më tej ecurinë dhe kohëzgjatjen e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Si një kërkesë e Francës për të reformuar procesin e zgjerimit të BE, por edhe si një mundësi për të çelur negociatat me vendet e Ballkanit Perendimor, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi prezantoi në 5 Shkurt Metodologjinë e re të Integrimit. Kjo metodologji ka disa parime thelbësore dhe të panegociueshme që lidhen me besueshmërinë e vendeve kandidate ndaj reformave të ndërmarra, udhëheqjes politike, dinamikës dhe parashikueshmërisë.
Metodologjia e re kërkon thellim të refomave, rezultate të prekshme dhe monitorim të rreptë të hapave progresive ose jo të vendeve anëtare.
Nga rezultatet e anketimit “Eksploro BE”, vlen për t’u evidentuar fakti që rreth 70% e të rinjëve të anketuar mendojnë se procesi i integrimit në strukturat e BE është i vështirë për t’u realizuar për shqiptarët. Por për të qartësuar qytetarët shqiptarë duhet të punohet me informimin në vijmësi të procesit dhe hapave që po ndjek në këtë momente Shqipëria për të qënë pjesë e unionit Europian.
Cilët janë kapitujt më të rëndësishëm për Shqipërinë dhe fakti që këto kapituj do të shqyrtohen të grupuara do të çojnë në zgjatjen e procesit për anëtarësimin e vendit në BE? Për këtë arsye biseduam me Zv.Ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme Sokol Dedja.
Sokol Dedja, Zv Ministër MEPJ
- Dedja, çfarë është metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Europian?
Metodologjia e re përcakton se si do të funksionoj nga ky moment dhe në vijmësi procesi i negociatave të Shqipërisë në BE. Pra, një proces përmes së cilit vendi ynë do të dëshmojë që deri në antarësimin e plotë ka arritur të gjithë standardet e Bashkimit Europian, do të ketë përputhur plotësisht legjislacionin e saj me legjislacionin e BE, do të ketë kapacitete institucionale si dhe do të ketë arritur rezultate të dukshme të zbatimit ligjit. Për ne është e rëndësishme, që metodologjia e re bëri të mundur kapërcimin e ngërcit të zgjerimit të BE. Duke përcaktuar disa ndryshime të zgjerimit të BE, vendimi i Marsit është historik për hapjen e negociatave. Kjo tregon vendosmërinë e vendit për plotësimin e kushteve themelore për këtë proces.
Cilat janë parimet kryesore të kësaj metodologjie?
Metodologjia synon të adresoj problemin e besueshmërsisë së vendit kandidat ndaj BE. Vendet anëtare duhet të bindet që reformat që po ndërmerr Shqipëria kanë impakt të rëndësishëm që çojnë në atë transformim europianizues të vendit që kërkon në vetvete procesi i anatësimit. Që të arrihet kjo besueshmëri, është vendosur një kushtëzim me i rreptë, është në thelb të procesit të negociatave të antarësimit. Për çdo hap vendosen kushte, monitorohen kushtet dhe më pas kalohet në hapat e tjerë.
Ka një qasje të re në procesin e integrimit përmes Metodologjisë së re apo nuk ka ndyrshime thelbësore?
Thelbi i procesit mbetet i njëjtë, vendosja e kushteve dhe monitorimi i plotësimit të tyre. Mënyra se si do të bëhet dhe se si do të monitorohen kushtet përmes një procesi më të rreptë, nuk është lajm i keq për vendin përsa kohë ne e shohim procesin e negociatave si mbështetje të realizimit të reformave. Reforma këto që nuk merren për hir të negociatave por për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptar sipas standarteve europiane. Por përveç moitorimit të rreptë, ka stimuj siç janë ata financiarë si dhe pjesëmarrje më të thelluar në politikat e BE-së.
A jep kjo metodologji një përgjigje ose një arsye përse procesi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka qënë realivisht i gjatë, gati 10 vite me përpjekje që ende vazhdojnë?
Arsyet përse procesi është i gjatë janë objektive që nuk kanë të bëjnë me një metodologji të caktuar të zhvillimit të negociatave. Vende të tilla me një të kaluar të vështirë si shqipëria me një regjim komunist të gjatë, u duhet të plotësojnë standardet më të mira botërore gjatë këtij procesi duke dëshmuar funksionimin e shtetit, të shtetit të së drejtës, legjislacionit në mbrojtjen e mjedisit, të sigurisë ushqimore etj. Janë rezulate të vështira për t’u arritur ndaj dhe procesi në vetvete është i gjatë.
Në metodologjinë e re, parashikohen ndërprerje të fondeve ose le të themi të asistencës teknike, financiare së BE nëse ecuria e reformave të një vendi kandidat nuk është sipas pritshmërisë?
Metodologjia e re e bën më të rreptë monitorimin e kushteve, kur konstatohet ngecja e kushteve për zbatimin e reformave atëherë përcaktohen sanksione, siç është pezullimi i negocimit në kapituj të caktuar apo kthimi pas në disa kapituj nëse nuk ka rezultate konkrete. Ky është një ndër mekanizmat e ngecjes së procesit. Mekanizmi tjetër ka të bëj me reduktimin e asistencës financiare. Kjo asistencë lidhet me arritjet, sa më shumë arritje aq më shumë asistencë financiare do të këtë nga BE.
Kohëzgjatja e procesit për anatarësimin e një vendi kandidatë mund të jetë me e zgjatur në procesin e intergrimit, për shkak edhe sepse kapiujt do të jenë të grupuara? Ka ndikim edhe kjo në procesin në të cilit ndodhet vendi ynë?
Grupimi i kapitujve synon ta bëj procesin më të mirëorganizuar. Kapituj janë sektorë të legjislacioneve dhe standadeve europiane që duhet të arrijë vendi kandidatë. Që të mos ketë një copëzim të negociatave, në metodologjinë e re kapitujt janë bashkuar. Më të rëndësishëm janë kapitujt: Sundimi ligjit(Kapitulli XXIII) që i referohet funksionimit të gjyqësori; Kapitulli (XXIV) për luftën kundër krimit të organziar, kundër emigracionit të paligjshëm, mbrojetjen e kufijve. Kapitulli(V) që ka të bëj me prokurimet publike. Kapitulli (XVIII) që ka të bëj me statistikat. Këto kapituj do të gjykohen të parë në këtë proces. Deri tani kemi patur takime shpjeguese ku është paraqitur në mënyrë të detajuar legjislacioni i BE-së për secilin nga kapitujt dhe aktualisht jemi në fazën e analizës së legjilacionit tonë, të rezultateve të zbatimit të legjilacionit të përputhur me atë të BE-së. Këto janë faza të grupuara. Pas kësaj do të vendosen kushtet për hapjen e negociatave përmes kapitujeve të grupuara.
Reforma dhe procesi projektohet nga BE, apo duhet të jenë vendet kandidate dhe institucionet e tyre që duhet të udhëheqin procesin?
Procesi drejtohet nga Bashkimi Europian. BE është ai që përmes legjilacionit të tij ka vendosur standardet që duhet të plotësohen nga vendet kandidate. Mënyra se si do të vlerësohen është e përcaktuar në mëtodologjinë e re të BE, reformat janë në dorë të vendeve kandidate.