Monologu i Budinës: Ku të ankohemi ne, te salep Sulltani?
Regjisori Edmond Budina i ftuar në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji u shpreh se në momentin që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, vendi po shkon drejt diktaturës. Budina tha se i vetmi vend ku mund të ankohesh është “salep Sulltani”, duke iu referuar Kryeministrit Edi Rama.
“Në qoftë se ti e ke bërë jetën tënde me punë të ndershme, je një budalla, je një injorant. Nuk është përgjithësim shumë i madh. Nëse ti i ke marrë të gjitha pushtet po shkon drejt diktaturës.
Ne kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese çështjen e Teatrit Kombëtar. Në këto dy vjet që nuk ka Gjykatë Kushtetuese ku do shkon të ankohesh? Te “salep Sulltani?”. Vetëm “salep Sulltanin” kemi ne në krye që i di të gjitha, që i bën të gjitha”, u shpreh Edmond Budina.