Monologu i Ramës, Pampuri: Revolta e frikëson narcizin kryeministër

Pas monologut dy orësh të kreut të qeverisë për protestën e studentëve ka reaguar edhe deputeteja demokrate Orjola Pampuri e cila në një postim në facebook shkruan se “diktatorët duan qytetarë të bindur, protesta është helm për ta”.

“Kur grupime të medha ngrenë zerin kundër Ramës dhe bëmave të tij, tensionohet, shfaq sjellje të çuditshme deri tek ekstremi tjetër i delirit, viktimizimi”. “Flet gjatë, pa argumenta, e zgjidhje, por përmes një komunikimi të tensionuar e me shumë vështirësi të kontrolluar,  pasi në raste të tilla është mimika, gjuha e trupit që e tradheton”, shkruan Pampuri në facebook.

Ja postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Revolta e frik narcizin kryeministër…

Swiss Digital Mobile Reklama

Diktatoret duan qytetarë të bindur, protesta është helm për ta.

“Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete ka pushtetin edhe të të bëjë të marresh përsiper padrejtësi” Volter.

Ajo qe te ben pershtypje tek komunikimi i kryeministrit delirant eshte fakti se si ndryshon taktike sjellje e komunikimi perballe grupimeve te medha, aty ku duartrokitet e brohoritet thote brockulla, tregon anektoda e nga brohoritjet te cilat vijne si feedback apo pergjigje e zerit kumbues e bejteve e asgje tjeter ne permbajtje e argumenta, ai egzaltohet, fiton vetebesim dhe i bindur ne zbrazetiren e tij largohet per t’i prire takimit te rradhes, me sigurine qe ia hodhi dhe kete here.

Kur grupime te medha ngrene zerin kunder tij dhe bemave te tij, tensionohet, shfaq sjellje te cuditshme deri tek ekstremi tjeter i delirit viktimizimi. Flet gjate, pa argumenta, e zgjidhje, por permes nje komunikimi te tensionuar e me shume veshtiresi te kontrolluar, pasi ne raste te tilla eshte mimika, gjuha e trupit qe e tradheton.

Mendoni nese te gjithe bemat e ketij kryeministri ne keto gjashte vite t”i konvertoheshin ne protesta qytetaresh, e studentesh, besoj te gjithe jemi te bindur do ta permbysnim e do ta fundosnim ne pellgun e pare narcizin kryeminister.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?