Monopatinat po i kthehen qytetarëve, dorëzohet Policia dhe Ministria e Brendshme

Aksioni për ndalimin e monopatinave elektrike në Tiranë nisi 4 muaj më parë. Policia Rrugore bllokoi rreth 2 mijë monopatina që qarkullonin pa asnjë rregullore të miratuar. Por ndërsa pritej hartimi dhe miratimi i një rregulloreje të posaçme për lëvizjen e monopatinave në rrugët e qytetit, aksioni dështoi dhe u shua gradualisht.

Në mungesë të një rregulloreje konkrete dhe kontrolleve në terren, monopatinat janë rikthyer masivisht në rrugë. Sot çdo qytetar mund të lëvizë sërish me monopatinë elektrike pa asnjë kufizim dhe pa u ndalur nga policia. Duke mosvepruar me rregullore dhe duke mos ndaluar monopatinat, në heshtje policia dhe ministria e brendshme kanë pranuar se aksioni dështoi dhe tashmë çdo qytetarë mund të përdorë monopatinën sipas nevojës.

Prej disa kohësh ka nisur edhe kthimi i monopatinave të bllokuara më herët, por ky proces po shoqërohet me problematika. Në disa raste, qytetarët deklarojnë se nuk po i gjejnë më monopatinat e sekuestruara nga policia, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e administrimit dhe ruajtjes së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?