“Monstra e Palasës”, qesh para gjyqtarëve, rasti i tij është unik

I qeshur e aspak i penduar për krimin makabër, monstra e Palasës, Jorogo Zani, u shfaq dje në sallën e gjyqit, pa thënë asnjë fjalë. Ndaj Zanit, u dha masa e sigurisë, “Arrest me burg”. Mbërritja e Jorgo Zanit në Gjykatën e Vlorës, ndodhi rreth orës 12:00 të së premtes, i shoqëruar nën masa të larta sigurie. Për të nuk kishte ardhur asnjë familjar, ku dhe prania e medieve në sallën e gjyqit u shmang.

I qethur qeros, e me fytyrë të egër, Zani është kthyer në njeriun më të urryer në Shqipëri, e ku në kafazin e hekurt, ai nuk shfaqi asnjë lloj reagimi. Përfaqësuesi i Prokurorisë ka deklaruar se i akuzuari e ka pranuar autorësinë e krimit gjatë kohës që është marrë në pyetje, ndërsa ka pasur disa kriza histerie gjatë të cilave ka qeshur dhe me të madhe. Seanca gjyqësore, e cila zgjati vetëm pak minuta, u drejtua nga gjyqtarja Arbana Selmanaj, e cila në fund të seancës caktoi dhe masën e sigurisë. 30-vjeçari u shoqërua më pas në qelitë e paraburgimit të Vlorës, ku do të izolohet i vetëm nën masa të rrepta sigurie.

Pas mbarimit të seancës, u pohua se hetuesit e kanë pasur të vështirë që të merrnin në pyetje Jorgon, sepse ai vetëm qeshte gjatë gjithë kohës. Mësohet se policia do ta mbajë nën vëzhgim të vazhdueshëm Jorgo Zanin për shkak të gjendjes së tij të rënduar mendore. Ndërkaq burime nga Prokuroria e Vlorës bëjnë të ditur se, do të pritet ekspertiza psikike e 30-vjeçarit dhe më pas hetimi për këtë ngjarje do të shtrihet edhe tek mjekët e Spitalit Psikiatrik të Vlorës, të cilët kanë përcaktuar si diagnozë “çrregullimin e personalitetit si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike” dhe e kanë lejuar të dalë nga spitali me firmën e të atit. Minoreni banonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime në Palasë tek gjyshja. Autori i këtij krimi në fshat njihet si person me probleme mendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, ai është ndaluar ndërsa vazhdonte të dhunonte kufomën e adoleshentit, edhe pasi ai kishte ndërruar jetë. “E kemi çuar edhe në çmendinë disa herë dhe e kanë nxjerrë. Ka qëndruar nja 5 ditë dhe e kanë nxjerrë. Shqetësime në fshat sillte se ishte i sëmurë”, thotë një i afërm.  30-vjeçari Zani ka qenë i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Vlorës në muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, i kuruar për diagnozën “çrregullime të theksuara personaliteti” për shkak se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja

Ngjarja e rëndë që tronditi të gjithë, ndodhi mesditën e 17 gushtit, në vendin e quajtur Palasës, në Himarë. Jorgo Zani, një person me kartelë, i lënë i lirë, masakroi në mënyrë kanibale, kushëririn etj., 12-vjeçar.  Ai i preu kokën dhe me të shëtiti në rrugë. Zani rezulton se ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, për shkak të probleme të shpeshta mendore. Familjarët e 12 -vjeçarit kishin dy ditë që ishin larguar dhe kishin lënë djalin e tyre në banesën e gjyshes.

Hetim mjekëve?

Nëse ekspertiza psikike do ta nxjerrë të papërgjegjshëm mendërisht, atëherë hetimi për këtë ngjarje pritet të shtrihet edhe tek mjekët e spitalit psikiatrik të Vlorës, të cilët e kanë trajtuar 30-vjeçarin Zani me diagnozën e “çrregullimeve të personalitetit si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike dhe e kanë lejuar të dalë sërish nga spitali me firmën e të atit. Derisa të dalë përgjigjja e ekspertizës psikike, Jorgos Zani do të mbahet në ambientet e paraburgimit të Vlorës, por në një vend të veçantë nga të ndaluarit e tjerë.

 

Rasti i tij është unik

Gjykata e Vlorës vendosi arrest me burg për Zanin dhe gjendja e tij psikologjike do të vlerësohet me një komision ekspertësh me 5 mjekë nga Tirana. Duke iu referuar burimeve, raporton se ka dyshime që Jorgo Zani të ketë çrregullime instiktesh apo të jetë i sëmurë mendorë. Dyshohet se rasti i tij është unik në Shqipëri dhe sipas ekspertëve nevojiten studime. Kjo pasi, Jorgo Zani ishte i qetë në seancën gjyqësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?