”Monstra e Selenicës”, në 16 prill nis procesi gjyqësor
Më 16 prill në gjykatën e Vlorës pritet të nisë procesi gjyqësor për masakrën e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau tetë familjarë më 10 gusht të vitit të kaluar. Në seancë do të merren dëshmitarët e familjarëve të viktimave, njëherësh edhe të autorit të masakrës.
Prokurori çështjes Saimir Smaka ka kërkuar burgim të përjetshëm për 24-vjeçarin, i cili mbrohet nga avokat kryesisht i caktuar nga shteti.
Ndërsa pritet të nisë shqyrtimi i çështjes me themel, në gjykatën e Vlorës janë mbajtur dy seanca paraprake ku Zykaj nuk ka qenë i pranishëm! Ai mbahet në paraburgimin e Vlorës.
KOHA JONË SONDAZH

