Mori 15 kg djath deleje me vete, emigranti shqiptar merr gjobën e majme në kufirin austriak

Një shtetas shqiptar, banues në Salzburg, ndërsa kthehej nga pushimet për në Austri, kishte marrë në makinën e tij djathë dele. Ai ndalohet nga kufitarët në Kroaci, të cilët i vendosën një gjobë prej afro 1000 euro.

48-vjeçari shqiptar, për ndërrimin e viteve kishte qenë për vizitë te familja në vendlindjen e tij dhe të hënën, më 3 janar, ai kishte vendosur të kthehej në Austri. Një nga familjarët e tij i kishte dhënë atij 15 kilogramë djath dele të përgatitur nga vetë familja.

Kur 48-vjeçari është kontrolluar në kufirin serbo-kroat, zyrtarët e kufirit kroat kanë vërejtur djathin, pasi ndalohet rreptësisht transporti i mishit apo produkteve të qumështit si person privat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari i Salzburgut nuk e kishte idenë se gjoba do të ishte kaq e lartë. “Zotërinjtë nga dogana më thanë që tani duhet të paguaj rreth 996 euro, në të kundërt nuk do të më kthenin pasaportën”, tha shqiptari për portalin austriak “heute.at”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu që ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante gjobën. Ai gjithashtu duhej të hidhte djathin e shijshëm të deleve në vend. “Një gjobë është në rregull, por shuma është tepër e lartë”, shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?