FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mori hakun e vëllait, 31-vjeçari: Krimin e kreva pa e menduar. E pashë dhe e vrava

Habib Rexha pasi u dorëzua në Polici, ka dëshmuar se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën në Kavajë, dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës. Rexha ka deklaruar se i ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletë Arian Gosën.

“Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava”, ka thënë ai. Më pas Rexha rrëfen se i ka kërkuar mikut të tij që të largohen dhe miku i tij e ka lënë diku në dalje të Kavajës. Dyshohet se autori ka qëndruar në Kukës këto 2 ditë.

“Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, ka deklaruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?