Mori makinën fshehurazi dhe u përplas me pemën, vdes pas 3 ditësh 13-vjeçari nga Lezha

Ndërron jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 13-vjeçari Jurgen ndreca, i cili u aksidentua pasditen e se premtes në lagjen ‘Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

13-vjeçari humbi kontrollin e makinës që po drejtonte dhe u përplas me një pemë. Në aksident u plagos dhe një 16-vjeçar që udhëtonte me 13-vjeçarin i cili kishte marrë makinën pa dijeninë e prindërve.

Goditja ka qenë e fortë duke sjellë dëmtime të shumta të automjetit, ndërsa të plagosurit u nisën drejt Tiranës, teksa njëri sot ndërroi jetë. /shqiptarja.com

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Report TV -Shoferi 13-vjeçar humb kontrollin e makinës dhe përplaset me pemën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?