Mori votat por jo mandatin e deputetes, Ori Nebijaj flet për 25 prillin
Gjatë emisionit “Pushime On Top”, Flori Gjini ngacmoi autoren dhe moderatoren, Ori Nebijaj për zgjedhjet e 25 prillit, ku moderatorja e njohur mori një mbështetje të madhe nga populli.
“Ishte një fushatë e bukur, emocionuese, që në fund u vlerësua me një mbështetje shumë të madhe votash, edhe një vlerësim shumë i mirë për mënyrën se si unë zgjodha që të isha Ori, për t’i thënë kujtdo që do më besonte me votë, që jam po Ori, nuk do ndryshonte kurrsesi stofa politike asgjë. Është besim dhe përgjegjësi që më bën mua të jem shumë e kujdesshme, e përgjegjshme për gjithçka që do vendos të bëj në vijim dhe sigurisht që përfshirja politike dhe angazhimi do të shtohen”, u shpreh Ori.
Po ashtu ajo premtoi se do jetë zëri i qytetarëve, paçka se nuk do të jetë pjesë e Parlamentit. ”Unë do mundohem të jem zëri i tyre, ç’rëndësi ka jam apo nuk jam me mandatin atje. Në një farë mënyre unë e mora votën e zemrës, mora mbështetjen e qytetarëve të Tiranës dhe kjo është mjaft për mua dhe është më shumë se thjesht një mandat”.