Morinë, arrestohen 3 persona për armëmbajtje pa leje dhe mashtrim
Policia Kufitare në morinë ka ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim. Personat ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit dhe mashtrim.
Policia sqaron se :Më datë 15.01.2017, Specialistët e Policisë Kufitare Morinë-Kukës, bënë ndalimin të shtetasve të shpallur në kërkim dhe konkretisht:
1-Ardian Bala, 40 vjeç, banues në Tiranë.
2-Ervis Cara, 33 vjeç, banues në Lezhë.
3- Gazmend Vangjeli, 26 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.
Ndalimi i shtetasit Ardian Bala, u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoj shtetas ”i shpallur në kërkim kombëtar”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 4232, datë 02.12.2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2/2 i K.Penal.
Ndalimi i shtetasit Ervis Cara, u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoj shtetas ”i shpallur në kërkim kombëtar”, nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/1 i K.Penal. Më datë 14.08.2016, shtetasi Ervis Cara, i ka marrë me anë të mashtrimit mjetin me targë AA 671 MS, shtetasit E.K., dhe nuk ja ka kthyer më.
Ndërsa, ndalimi i shtetasit Gazmend Vangjeli, u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoj shtetas ”i shpallur në kërkim kombëtar”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë”Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/1 i K.Penal.

