Morinë, vetëm paradite 26 mijë kosovarë drejt bregdetit shqiptar
Edhe këtë fundjave ka pasur fluks të pushuesve nga Kosova në territorin shqiptar, duke shkaktuar edhe radhë në pikën kufitare të Morinës.
Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt bregdetit shqiptar kaluan dogënën 26 mijë shtetet kosovarë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar 46 mijë shtetas kosovare. Kjo ka sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Morin-Kalimash çka ka sjellë përplasjen e dy automjeteve me targa të Kosoves.
Fatmirësisht ky aksident ishte pa pasoja per jeten.
Të dhënat e policisë flasin për numër të vogel të aksidentesh ne Rrugën e Kombit nga 1 qershori-16 gusht të cilat nuk kane pasur asnje pasoje me jetë njerezish.
KOHA JONË SONDAZH

