”Mos bëj kompromis me vrasësin Putin”, anulohet konferenca për shtyp mes Trump-Zelensky
Takimi mes Presidentit Donald Trump, zv.Presidentit JD Vance dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelensky u shoqërua me përplasje e tensione të forta.
Zelenskyy i bëri thirrje presidentit amerikan që të mos bëjë ”kompromise me një vrasës”, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin. Kjo deklaratë erdhi pasi Trump i tha presidentit të Ukrainës se ai ose duhej të bënte një marrëveshje, ose SHBA-ja do e braktiste.
Trump i tha Zelenskyy-t se ai foli me Putinin “disa ditë më parë”, duke shtuar se ai beson se Presidenti rus dëshiron të bëjë një marrëveshje. Pas tensioneve të shumta, konferenca për shtyp që ishte përgatitur të mbahej më pas këtë mbrëmje, mes Donald Trump me Volodymyr Zelenskyy, është anuluar.
Zelensky mësohet se është larguar nga Shtëpia e Bardhë, me Trump që bëri thirrje në rrjetet sociale se ai duhet të kthehej në SHBA kur të ishte gati për paqe.
KOHA JONË SONDAZH

