“Mos bëni gabim të prekni sasinë e kokainës, pasi…”/ Si u kërcënua nga Gentian Doçi, dëshmia e vëllait në Angli të Jan Prengës

Gentian Doci është një nga më të kërkuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, pasi edhe nga autoritet britanike është zbuluar një komunikim i tij me të vëllanë e viktimës, N.Prenga.

E gjithë kjo bisedë erdhi pasi vëllai i Jak Prengës, nuk kishte dorëzuar te organizata sasinë prej 280 kg të kokainës.

“Gentian Doci kishte komunikuar me Astritin dhe i kishte thënë: Ju e dini se ku e kini vëllain, që nënkuptonte se më keni marrë mallin, dhe prandaj ju mora vëllain”, tregon vëllai tjetër i jan Prengës, Antoni i cili jeton në Angli.

“Unë e di se si janë ndarë gjërat, por unë juve ju jap besën, ktheni pjesën tuaj ju, pra vëllai juaj Astriti së bashku me Gëzim Shullani se do lirohet pengu”, vijon më tej deklarimi.

Anton  Prenga në  deklaratën e siguruar nga Top Channel tregon se si e ka marrë vesh ai ngjarjen dhe zbulon bisedat me të vëlllanë Astritin dhe shokun e tyre Gëzim Shullanin.

SHKARKO APP