Mos blini apartamente të pa ipotekuara!-thotë ministri

Ndërtuesit e pallateve apo pronarët e truallit nuk mund të lidhin kontrata sipërmarrjeje apo porosie, pa regjistruar lejen e ndërtimit në hipotekë. Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në Komisionin e Ligjeve, ku foli për ndryshimin ligjor si një hap për t’i dhënë zgjidhje fenomenit të shit-blerjes së banesave në mënyrë të përsëritur nga ndërtuesit mashtrues.

“Detyrimin e kompanive të ndërtimit dhe shtetasve të këtij shteti që duan të lidhin një kontratë pronësie, duhet ta bëjnë të zyra e noterit dhe do të bëhet pasi të jetë regjistruar automatikisht në ZRPP. Asnjë transaksion tjetër jashtë kësaj skeme nuk është i mbrojtshëm, jo se është i pamundur, sipas kodit civil mund të jetë i mundur, por është i pambrojtshëm. Pas kësaj askush nuk mund ta rishesë apo ta riporosisë apo ta risipërmarrë një pronë që është e angazhuar tashmë”, tha Manjani.

SHKARKO APP