Mos e humbisni një foto te Parku i Liqenit, ja si është zbukuruar!

Jemi në periudhë festash dhe këto janë ditët më të bukura të vitit. Kështu që mos humbisni asnjë moment, por merrni familjarët dhe festoni çdo ditë në Tiranë.

Dritat, ngjyrat dhe zbukurimet e festave na mbushin zemrën plot, kudo dhe sa herë i shohim. E ndërsa përjetimet harrohen me kohën, fotot mbeten aty! Kështu që ruaj dhe ti kujtimin më të bukur te Parku i Liqenit, apo në çdo cep tjetër të zbukuruar të kryeqytetit, teksa je në pritje të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri 2020!

Tirana këtë vit ka atmosferë festash jo vetëm në qendër te Sheshi “Skënderbej”, por edhe te Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës apo Liqeni Artificial. Te ky i fundit atmosfera është ndryshe, pasi një pemë prej vërteti është vendosur atje me drita shumëngjyrëshe për të gëzuar fëmijët.

 

SHKARKO APP