”Mos e ul kokën”, Rama gjen trajneren e re për deputetët. Është një pensionte nga Berati
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me pensionistët në Berat. Gjatë takimit, një nga pensionistet ka mbajtur fjalën e saj, duke iu drejtuar kryeministrit se ai ”nuk duhet ta ulë kurrë kokën për asgjë”, sepse sipas saj Partia Socialiste ka bërë më shumë se çdo parti tjetër për qytetarët e Beratit. Pas fjalës së saj, Rama i është përgjigjur pensionistes duke i thënë se ”pas gjithë kësaj oratorie, do të donte ta merrte një ditë për të trajnuar deputetët e PS”.
Pensionistja: Kur e filluat fjalën më erdhi pak si keq. Ne jemi një familje, ju konsiderojmë si fëmijët tanë. Kur ka ardhur fillimisht Ervini, e ka gjetur Beratin pa ujë. Kjo ishte gjëja më e madhe që bëri, tani kemi 24 orë ujë. Dikush do të thoshte pse, gjë e madhe është? Shumë e madhe është, sepse kështu fillojnë. Pas ujit u zbukuruan lagjet, mori ngjyra të tjera qyteti ynë, u hapën sheshe. Unë dua që ju të jeni krenar këtu midis nesh.
Vetëm PS i ka dhënë këtij vendi atë që s’e kanë dhënë të gjitha sistemet që kanë kaluar. Mund të ketë një bum tjetër suksesi ekonomia jonë. Duhet të jemi optimistë, duhet të duartrokasim fort për ato që keni bërë, zoti Kryeministër. Ju falënderoj nga zemra që në krah keni marrë dy personat më të mirë të Beratit. Kështu ta mbajnë socialistët njëri-tjetrin. Ata që vjedhin dhe bëjnë, le të merret drejtësia, ne nuk kemi punë me ta. Ju mos e ulni kokën se çfarë thuhet.
Rama: Pas kësaj oratorie, vetëm të të marr ndonjë ditë të trajnoshe deputetët e Partisë Socialiste.
KOHA JONË SONDAZH

