Mos gënjeni veten me doreza dhe dezinfektantë, nga virusi na mbron vetëm uji dhe sapuni

Asgjë nuk ju mbron më shumë nga koronavirusi sesa shmangia e kontakteve dhe larja e duarve me ujë dhe sapun.

Përdorimi i dezinfektantëve për duart është një komponent plotësues, apo më saktë një element emergjence në mungesë të ujit.

Por dezinfektanti nuk e vret virusin, thonë mjekët, thjesht e konservon. Ndaj në mundësinë më të parë ju duhet të lani duart.

Pëllumb Pipero: Dezinfektanti është i përkohshëm dhe sapo të gjejmë mundësinë duhet ta lajmë  sepse virusi rri këtu me dezinfektantin kurse kur e lajmë ikën. Dezinfektanti nuk e vret virusin, nuk duhet të gënjejmë mendjen, e konservon, e ruan. Po nuk i lamë duart me ujë dhe sapun nuk jemi të mbrojtur.Virusi ka një specifikë tjetër që në sipërfaqe ka yndyrna të shkatërrueshme shumë shpejt nga sapuni dhe uji. Po të lajmë duart mirë e mirë, je në rregull. Por nëse gjatë kësaj kohe pa larë duart i fut në gojë, hundë dhe sy, këto që thashë bien poshtë.

Mjeku infeksionit në QSUT, Pëllumb Pipero, thotë se koronavirusi mund të infektojë një person nese është i ekspozuar 15 minuta më një person tjetër të prekur.

Pëllumb Pipero: Ky virus nuk transmetohet përmes ajrit, ky shpërndahet përmes spërklave. Deri tani është dëshmuar kjo që u them unë, është virus me peshë të madhe molekulare dhe nuk është vërtetuar se shpërndahet përmes ajërit, por përmes spërklave. Nëse ne mbajmë një distancë mbi një metër dhe nuk ekspozohemi gjatë. Mos harrojmë që ekspozimi duhet të jetë minimumi 15 minuta qetë infektohesh. Jo e përshëndete dhe u infektove. Por, kjo nuk do të thotë që të rrimë 14 minuta e të ikim, duhet të rrimë sa më shumë brenda.

Mjeku, Pëllumb Pipero, nuk rekomandon përdorimin masiv të maskave dhe dorezave nga qytetarët.

Pëllumb Pipero: Dua të ndaj një mendim, që bazohet në udhëzimet e OBSH. Përdorimi i maskave në rrugë siç i shoh çdo ditë, në majë të biçikletës a ku di unë, nuk ka asnjë lloj vlere. Shumica e atyre që shoh unë i mbajnë gjithë ditën, dorezat po ashtu. Ato lloj masksh që kanë qytetarët janë për personat e sëmurë. Të mbron maksimumi 2 apo 3 orë për të mos nxjerrë spërklat. Mund t’i përdorësh kur hyn në një mjet të transportit publik, në metro, nëse shkon në spital. Dorezat që unë kam parë, që i përdorin vend e pa vend edhe në vende shërbimi, janë një përdorimëshe. Ca dmth një përdorim? E more, përdore telefonin, duhet ta hedhësh. Jo që shet bukën, ndan lekët…Është 100 herë më mirë duke larë duart me ujë dhe sapun. Nuk janë higjenike, nuk janë të shëndetshme, nuk ka nevojë të përdoren.

SHKARKO APP