”Mos ma vrisni”, Floresha Zhidru dhe vajza e 71-vjeçarit: I’u lutëm policisë…
Floresha Zhidru dhe vajza 14-vjeçare e Lefter Zhidrus janë shprehur se nuk janë lejuar që të ndërmjetësonin dorëzimin e tij. Të ftuara në studion e “Pa gjurmë”, Floresha tha se u është lutur efektivëve që ta linim Lefterin të fliste me të bijën, por që sipas saj, kjo dëshirë nuk i është plotësuar.
“Policia na e bëri këtë. Pas 15 minuta na çon në komisarit dhe policisë i them që nuk është njeri i dhunshëm. I kërkuam na jepni në telefon që të flasim, jo njëherë po disa herë. I kam kërkuar të mos ma vrasin burrin pasi është i pafajshëm. Le të dënohet për atë që ka pasur. Nuk na lanë të komunikonim, kemi qenë në komisarit deri në 12 të natës, nuk na linin të dalin. I thoja jepjani cupes të flasë me të atin, nuk ka informacion na lejonin”,- tha Floresha Zhidru.
71-vjeçari terrorizoi Elbasanin, vetëm pak ditë më parë. Me kallashnikov në krahë ai qëlloi me armë ndaj policisë, dhe pas pesë orësh negociatash, RENEA e ekzekutoi. Në apartamentin e tij u gjetën municione dhe armë të llojeve të ndryshme, dhe pas vëzhgimit, Floresha u mor nën hetim nga policia.