“Mos më deportoni, atje do më vrasin”, rusi i arrestuar për terrorizëm lutet në gjykatë

Shtetasi rus, i arrestuar në Tiranë, pasi ishte në kerkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë terroristë ka kërkuar sot në gjykatë të mos e deportojë në vendin e tij.

Deklaratën 34-vjecari rus, Rasul Mislaev, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi e ka bërë ne seancën e sotme gjyqësore në ngarkim te tij, në Gykatën e Durrësit.

Gjykata pasi mori ne shqyrtim kërkesën e autoriteteve rusë per ekstradimin e tij, për llogari te drejtësisë ruse, vendosi te shtyje seancë deri me 10 shtator, në menyrë që avokati të këtë kohë të njihet me dosjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos me deportoni ne Rusi, atje do te me vrasin”- ka thënë rusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale0 “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?