“Mos merr merita për natyrën”, Rama i përgjigjet gazetarit nga makina: Ja kush ma prish gjumin (Video)
Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka nisur një rubrike të re në Facebook, ku komunikon me video me qytetarët. Gjatë ditës së sotme, Rama i është përgjigjur një qytetari me profesion gazetar në rubrikën “Përgjigjia ime”. Ai kërkon nga Rama të mos marrë meritat për atë çfarë natyra është treguar bujare me Shqipërinë. Rama i është përgjigjur dhe ka treguar se nuk e zë gjumi nga disa probleme, siç janë plehrat në plazhe.

Komentuesi:
Bukuritë natyrore Shqipërisë nuk ja solli Rilindja as ata që ishin para Rilindjes. Nëse doni të merrni merita për natyrën mund ta bëni, është e drejta juaj. Mendoj se është më mirë të merrni merita për ndonjë punë konkrete që duhet të kishit bërë këto 5 vjet. Nuk është Shqipëria 3D zoti Kryeministër.
Përgjigja e Ramës:
Të gjithë shqiptarët të mos kujtojnë se unë fle rehat në fakt se unë fitoj çdo krahasim me kundërshtaret, aspak. Unë miku im e di mirë dhe nuk më zë gjumi nga plehrat që mbeten ende një problem i madh, nga nevoja ulëritëse në disa zona me rëndësi të vijës tonë bregdetarë për ujësjellës dhe kanalizime. Janë standardet ende mizerabël të disa segmenteve rrugore, në rrugët e lëna rrugëve dhe sidomos shumë rrugëve të brendshme nga Velipoja e deri në Ksamil. Pa folur për nyjen e Fierit që më është bërë si nyje këtu në fyt çdo ditë.
KOHA JONË SONDAZH

