“Mos na prek fjalën”. Gazetarët protestë para Parlamentit më 18 dhjetor

Grupi i koordinimit i protestës kundër paketës së ligjeve të censurës ka njoftuar që protesta e paralajmëruar do mbahet ditën e mërkurë 18 dhjetor 2019, para Parlamentit.

Njoftimi është publikuar nga kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukalli, i cili ka dhënë dje detaje për zhvillimin e tubimit. Një shall i zi i lidhur mbi gojë do jetë simboli i protestës. Grupi ka shpërndarë një poster i cili do përdoret nga mediat print dhe online  në faqe të parë si dhe në rrjetet sociale si profil.

Grupi ka ftuar edhe reporterët TV që mbështesin protestën të dalin me shall në fillim të lajmeve nëse e kanë të mundur. Këshilli Shqiptar i Mediave ka depozituar kërkesën për leje për tubim në Drejtorinë e Policisë Tiranë për datat 18 dhe 19.

SHKARKO APP