Mos nxitoni të nxirrni garderobën e dimrit
Ditët e freskëta dhe me shi do të marrin fund të enjten. Shërbimi meteorologjik ushtarak bën të ditur për Ora News se prej të enjtes temperaturat do të rriten me 1 deri në 2 gradë celcius çdo ditë, duke arritur në fundjavë në vlerat maksimale 35 gradë.
Tirane- Gjatë orëve të fundit vendi ynë ka qënë nën ndikimin e masave ajërore të freskëta që shkaktuan reshje intensive shiu por edhe stuhi breshëri.
Megjithatë është ende herët për të nxjerrë garderobën e dimrit pasi prej të enjtes do të rikthehen ditët me diell. Specialistë të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bën të ditur për Ora Neës se prej pasdites së të mërkurës do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike.
Elvi Jahaj, sinoptikan:Sa i takon ditës së nesërme pritet depërtimi i një mase më të freskët me origjinë veriperëndimore duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh me intensitet të dobët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Prej orëve të drekës dhe kryesisht pasdites masat ajrore fitojnë qëndrueshmëri dhe moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare.
Duke filluar nga dita e enjte dhe deri ne fundjave vendi do te ndikohet nga masa ajrore te qendrueshme ndërsa temperaturat do të rriten me 1 deri në dy grade celcius.
Elvi Jahaj, sinoptikan:“Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në zonat malore. Sa i takon temperaturave maksimale do të kenë një rritje prej 1 e dy gradë çdo ditë.”
Në zonat e ulta dhe ato bregdetare temperatura maksimale do të arrijnë në vlerat 33-34 gradë celcius.
/Oranews

