Mos parakaloni tek “Akullorja” në Maminas- Gjiri i Lalëzit

Në aksin rrugor Maminas – Gjiri i  Lalëzit, nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në këtë segment, kryesisht gjatë sezonit  veror,  nga ana e Sektorit të Policisë Rrugore në bashkëpunim me Entin Kombëtar Rrugor, firmën kontraktuese për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor dhe Bashkinë Durrës, më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë  rrugore  janë marrë masat e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjen me sinjalistikën e duhur.

Konkretisht, në afërsi të vendit të quajtur “Akullorja” në Armath ditën e sotme janë vendosur kone provizore plastike, të cilat janë fiksuar në asfalto betonin e rrugës.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që në fundjavë, ditën e shtunë dhe të diel, nga ora 15:30-22:00, në vendin e quajtur ” Akullorja”  të mos ketë ndalim të mjeteve në karrexhatë dhe parakalime të mjeteve në këtë vend, si edhe  heqja apo dëmtimi i sinjalistikës rrugore do të ndëshkohet sipas Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Mos parakaloni tek "Akullorja" në Maminas- Gjiri i Lalëzit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?