“Mos prisni të vijnë amerikanët e t’u zgjidhin problemet”
Anëtari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford është shfaqur kritik ndaj veprimit të opozitës për djegien e mandateve dhe daljen e saj në rrugë.
Në studion e Ora News, Crawford deklaroi se aktorët politikë nuk duhet të presin që t’u japin zgjidhje amerikanët apo europianët, ndërsa zbuloi se ndërkombëtarët nuk vijnë vetë në kohë krizash politike, po ata i ftojnë aktorët politikë vendas.
“Shqipëria gjithmonë ka shkuar përpara, por me vështirësi. Unë mbaj mend kur kam qenë këtu në ’93, ’97, 2001 kemi ecur para, por ndonjëherë ne zgjedhim rrugët më të vështira për të shkuar përpara, por ka rrugë edhe më të lehta.
Grindjet në politikë ndodhin, do të ndodhin pas 10 vitesh, por është diçka që duhet bërë brenda parlamentit. Kur unë kam qenë këtu qoftë në kohën e socialistëve, qoftë në kohën e demokratëve, të gjithë shkojnë në rrugë, shkojnë të zgjidhin problemet në rrugë duke pritur për amerikanët, apo për evropianët që të vijnë dhe të zgjidhin problemet e tyre.”, tha Crawford.
KOHA JONË SONDAZH

