”Mos të kemi këto vrasje e këtë dhunë”, Dashamir Shehi thirrje rinisë përmes një video live në facebook

Kreu i LZHK-së, njëherësh edhe kandidat për deputet në listën e PD-së prë qarkun Tiranë, Dashamir Shehi në një video live nga facebook, kërkoi kontributin e rinisë dhe tha se ka nevojë që të gjithë qytetarët ta mbështesin moralisht dhe të votojnë. Sipas Shehit, kjo është mënyra e duhur për të ndryshuar këtë qeveri, në mënyrë që të mos kemi më vrasje e dhunime që kemi parë deri më sot.

“Mirmbrëma miq, shokë e dashamirës. Dje u hap fushat elektorale, si të gjithë edhe unë kam bërë kandidimin tim dhe jam numri 13 brenda listës së Tiranës. E them për informacion sepse gjykoj se nga sot e tutje kemi dhe të drejtë ta themi. Unë shikoj se ai mitingu spontan ka prodhuar një lloj entuziazmi dhe sot kam lëvizur në fshatrat e Tiranës. Fushata ka marrë një vrull dhe njerëzit kanë filluar të mendojnë për Shqipërinë.

Por pse duhet të ndryshojmë? Sa duhet të jetë ndryshimi? Detyra jonë si qytetarë është të shkojmë të votojmë, nuk është se do bëhet mrekulli, por do bëhet një ndryshim rrënjësor. Kjo nuk varet as nga një person që është kryetar i partisë dhe as nga një tjetër. Nëse duam t’i afrohemi Europës duhet të ndryshojmë dhe ndryshimi fillon nga ndryshimi i qeverisë. Nëse nuk ndryshojmë këtë kryeministër, të gjitha gjërat janë minimale, unë do t’ju ftoja të votojmë për ndryshimin. Hajde zgjedhim ata njerëz që ju ju duken më të mirë. Unë jam nr. 13, do të vazhdoj ta përsëris.

Mos të kemi këto vrasje e këtë dhunë që kemi këtu. Ne po komunikojmë për fushatën dhe unë do të doja, edhe ndihmën tuaj, kushdo të kontribuojë, të mbledhë vota të mbështesë nr.13. Unë po u jap nr. e telefonit, 0686014414, e-mail-in shehi.dashamir@yahoo.com po ashtu keni edhe faqen time të internetit. Të forcojmë për opozitën, pastaj brenda kësaj, për burrat më të mirë brenda listës, për Tiranën janë 30 e ca vetë. Ky ligj ka hao edhe dritare, kështu që ç’rëndësi ka. Ky është sistemi jonë, e kemi pranuar”,- tha Shehi ndër të tjera.

SHKARKO APP