Mosbindja civile e opozitës, ndiqen penalisht 400 protestues, policia: Po identifikohen
Veç 57 deputetëve e liderëve të opozitës që organizuar mosbindjen civile duke bllokuar rrugët, policia çon për ndjekje penale dhe afro 400 protestues.
Jo vetëm deputetët dhe kryetarët e bashkive, por edhe qytetarët e tjerë që morën pjesë në protestën e 5 prillit në 4 akse rrugore, do procedohen nga Policia e Shtetit. Burime nga uniformat blu sqaruan se po identifikohen të gjithë personat të cilët iu bashkuan deputetëve për bllokimin e rrugëve.
Janë më shumë se 400 persona të cilët do procedohen, por ende një pjesë e tyre nuk janë identifikuar. Policia po i identifikon nëpërmjet pamjeve filmike. Deri më tani janë proceduar për tubim të paligjshëm dhe pengim i qarkullimit të automjeteve 57 persona, mes tyre kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Gjithashtu janë proceduar edhe kryetarët e bashkive të Kukësit, Shkodrës, Kamzës dhe Vorës.
/shqiptarja.com
KOHA JONË SONDAZH

