Mosbindja civile, protestuesit bllokojnë edhe ambulancën me sirenën e ndezur
Aktualitet E Hënë, 7 Tetor 2024 20:45
Me deputetët e Partisë Demokratike në krye, protestuesit janë duke lëvizur në drejtim të Parlamentit, ndërsa një tjetër grup protestuesish kanë thyer stacionet e autobusëve dhe reklamat në kryeqytet. Një situatë e pazakontë ka ndodhur teksa një ambulancë me sirenën e ndezur është ndaluar nga një grup protestuesish, të cilët i kanë hapur derën dhe më pas ambulanca është larguar.