Mosbindja civile të shtunën në Shkodër, Berisha thirrje qytetarëve

Masakra me tre viktima në Shkodër ka nxitur Sali Berishës, që aksionin e PD ta zhvendosojë në këtë qytet. Në fjalimin e përnatshëm nga banesa e tij, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen mosbindjes civile në Shkodër të shtunën në orën 12:00.

“Kjo ngjarje, kjo masakër, është një alarm, është një thirrje për çdo shkodran, të dalë, të ngrihet me burrëri dhe guxim në mosbindje civile për të rikthyer në duart e qytetarëve qytetin e vet të bekuar. Të qytetarëve të vet fisnikë, punëtorë, të ndershëm, qytetin që u vu nën pushtim të bandës më 14 maj dhe që Edi Rama kërkon ta mbajë në pushtim përsëri. Prandaj ditën e shtunë, në ora 12:00, bëj thirrje në Shkodër, marshimi i çlirimit, marshi i shpëtimit në Shkodër. Qytetarë dhe qytetare shkodranë. Ditën e shtunë, duhet të rifitoni qytetin tuaj”.

Duk folur për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në Shkodër, ku Flutura Basha dhe dy të rinj, Hamza Liçi dhe Arlind Bushati, humbën jetën, Berisha tha se kjo ishte një masakër të paralajmëruar. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe policinë për bashkëpunim me krimin e organizuar.

SHKARKO APP