Mosbindja civile, Ulqinaku: Vendi i rrënuar, varfëria po thellohet

Opozita do të nis mosbindjen civile. Në një prononcim për ”Koha Jonë”, deputetja e PD-së për qarkun e Skodrës, Izmira Ulqinaku, shprehet se sot nis mosbindja me thirrjet për të mos paguar ”taksat Rama”. Nga ana tjetër, deputetja ndan shqetësimin se në disa zona të Shkodrës, ende janë të përmbytyra dhe faqëson qeverinë për mosshpalljen e emergjencës civile.

”Shkodra ka arsye më shumë se çdo qytet për të protestuar. Ne akoma kemi zona të përmbytura, që nuk po i jepet zgjidhje, ku vërejmë një indiference totale nga shteti. Në Shkodër janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike 3600 familje. Bashkia Shkodër nuk ka marrë asnjë fond nga Qeveria”.

E arsyet pse Shqipëria proteston, Ulqinaku shton se: ”Tarifa e lartë për rrugën e kombit, ndërkohë që taksa për mirëmbajtjen e rrugës paguhet nga qytetarët te çmimi i naftës. Futja e biznesit të vogël në TVSH, një masë drastike që çon në falimentimin e biznesit familjar dhe në mbylljen e mijëra vendeve të punës. Taksa e pronës, një tjetër masë ndëshkuese ndaj njerëzve, ndërkohë që varfëria po thellohet”,-shprehet Ulqinaku për ”Koha Jonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, dje dega e PD-së në këtë qark organizoi nje mbledhje, ku sipas deputetes u vendos për nisjen e mosbindjes civile, duke filluar me thirrjet për të mos paguar “taksat Rama” dhe me një varg protestash në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?