Moska dënon sulmin e SHBA-së, ministri i jashtëm iranian niset drejt Putin

Rusia ka “dënuar me forcë” sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

“Vendimi i papërgjegjshëm i Shteteve të Bashkuara për të bombarduar Iranin shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi sot Ministria e Jashtme ruse.

”Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i përgjigjet kësaj”, tha ajo, duke shtuar se ”sulmi ka dëmtuar gjithashtu mospërhapjen bërthamore”.

Moska tha se ”për këtë arsye pret një përgjigje të qartë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA)”.

Brenda natës, SHBA-të sulmuan tre vende të programit bërthamor të Iranit, përfshirë edhe me bombardues me rreze të gjatë veprimi. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se do të udhëtojë për në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

 

SHKARKO APP