Mot i keq, mbytet veliera në Himarë

Një velierë është mbytur gjatë orëve të para të mëngjesit këtë të hënë në Himarë.

Mësohet se shkak për përmbytjen e Velierës e cila ishte ankoruar që në sezonin veror janë bërë erërat e forta dhe reshjet e shiut.

Veliera ndodhej e ankoruar në Portin e Himarës, ndërsa mësohet se nga  erërat e forta janë këputur litarët e anijes dhe për pasojë është mbytur gjysma e saj.Veliera, e cila shërbente si anije turistike, ndodhet  gjysmë në ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bordin e saj fatmirësisht nuk ka patur ndonjë person në kohën që veliera është fundosur në ujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë moti i keq nuk ka shkaktuar probleme në portin e Vlorës, ku pasagjerët kanë vazhduar itenerarin e tyre normalisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?