Moti i keq, Autoriteti Rrugor: Akset në vend, të kalueshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se qarkullimi i automjeteve kryhet normalisht në të gjitha akset rrugore, teksa vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore e shiu 24 orët e fundit.

Duke shtuar se po punohet për normalizimin e situatës nga firmat kontraktore, ndërsa në vendet ku ka patur reshje dëbore është bërë edhe kriposja e rrugës.

Sipas të dhënave respektive, në qarkun e Korçës, gjatë natës ka pasur reshje dëbore dhe temperatura të ulëta, të cilat kanë shkaktuar ngrica e për pasojë janë kriposur të gjitha akset rrugore.

Në aksin Korçë-Boboshticë-Dardhë, kalimi i mjeteve bëhet me zinxhir pasi temperaturat janë të ulëta. Në akset e këtij qarku janë në gadishmeri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamionë dhe punetorë në segmentet më problematike.

Në qarkun e Kukësit, në aksin Milot-Skuraj-Rrëshen-Tunel-Morinë, nga shkrirja e dëborës ka rënie të gurëve e dherave, nga Rrësheni deri tek Tuneli Thirrë në sasi të mëdha.

Në akset e këtij qarku janë në dispozicion 23 mjete të ndryshme, si dhe fuqi punëtore e specialistë. Të gjitha mjetet dhe fuqia punëtore që ndodhet në akset e këtij qarku, është në gadishmëri.

Në qarkun e Dibrës, nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Të gjithë akset qarkullohen normalisht.  Në akset e këtij qarku janë në gadishmëri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik të rënies së materialeve në rrugë, si dhe të lagështisë në rrugë.

SHKARKO APP