Moti i keq, MB: Hidrovoret në punë, situata në monitorim

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se hidrovoret dhe kanalet e kullimit të ujit janë të gjitha në punë dhe situata është nën kontroll sa i takon parandalimit të përmbytjeve nga reshjet e shiut, që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së të martës.

Grupet e punës janë në terren dhe raportojnë se deri tani nuk ka asnjë situatë përmbytjesh në tokat bujqësore, ndërsa po monitorojnë dhe marrin të gjitha masat për eliminimin e çdo defekti në infrastrukturën e kullimit, informon ministria e Bujqësisë.

Nderkohë Instituti Meteorologjik ka njoftuar se i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme, ndërsa në zonat bregdetare dhe ato veriore, rreshjet do të shoqërohen me rrufe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?