Moti i keq mbërthen vendin, stuhia rrëzon shtylla dhe pemë

Moti i keq me stuhi dhe reshje të rrëmbyera shiu ka mbërthyer gjithë vendin. Nga veriu në jug raportohen probleme pasi lumenj kanë dalë nga shtrati dhe kanë dëmtuar rrugë e fusha, kurse pishat e rrëzuara nga stuhia e erës janë kthyer në rrezik për banorët. Ndërkohë që shumë zona po vuajnë edhe ndërprerjen e energjisë elektrike, pasi shumë shtylla janë shembur gjatë natës.

 

Vlorë

Në Vlorë, lumi Vjosa ndodhet në limit dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Autoritetet vendore kanë lajmëruar banorët që të qëndrojnë banesat pasi me daljen nga shtrati, lumi mund të përmbytë cdo objekt që do gjejë para. Shtabi i Emergjencës është ngritur tashmë pasi në rrezik janë me dhjetra mijëra ha tokë dhe ndërtesat në to. Në afërsi të Selenicës, lumi Vjosë ka dalë tashmë nga shtrati dhe moti i keq nuk premton përmirësi m.

 

Lezhë

Situata nuk paraqitet e mirë as në Lezhë, ku me dhjetëra pisha janë rrëzuar në zonën e Kunes. Ndërsa pa energji elektrike kanë mbetur Ishull Shëngin, Zejmeni, Shëngjini.

 

Dibër e Pukë

Shumë komuna të Dibrës janë zgjuar pa energji elektrike sot në mëngjes pas gjatë natës, era e fuqishme ka rrëzuar shumë shtylla të energjisë elektrike. Grupe të punës së OSHEE janë nisur drejt zonave për riparimin e defektit. Kështu dhe në Pukë, por energjia në qytet është rikthyer, kurse në fshatra mungon ende, duke vështirësuar jetën e banorëve në këtë mot të ftohtë.

 

Gjirokastër

Pas një moti me stuhi dhe erë gjatë gjithë natës, Gjirokastr a sot paradite u paraqit në gjendje pak më të stabilizuar. Energjia elektrike qëmungonte prej orësh u rikthye, por dëme të shumta janë vërejtur në rrugë dhe banesa pasi era e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyer zgjati për gjatë gjithë natës.

 

Lushnjë

Situatë e rënduar mësohet të jetë dhe për Lushnjën. Deputeti i zones, Erjon Braçe shkruan në Facebook se, për shkak të stuhisë së djeshme, janë dëmtuar fidrat e furnizimit me energji elektrike.  

SHKARKO APP