Moti i keq, ministrja Koçiu: Mjekët dhe infermierët në shërbim të qytetarëve
I gjithë vendi është përfshirë nga temperaturat e ulëta. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron se do të ofrohet shërbimi shëndetësor për çdo qytetar, në çdo skaj të vendit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka postuar në Facebook, foto të ekipeve mjekësore në terren. Ekipet mjekësore kanë ofruar shërbim për qytetarët edhe pranë banesave.
“Mjekët dhe infermierët tanë kudo në Shqipëri janë në shërbim të qytetarëve në këto ditë kur i gjithë vendi është përfshirë nga moti i acartë”, shkruan Koçiu.