Moti i keq në Tiranë, rrëzohet pema afër Pallatit të Kongreseve (VIDEO)

Era e fortë ka shkaktuar probleme dhe në kryeqytet. Pasditen e sotme një pemë është rrëzuar në rrugën afër Pallati të Brigadave. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që rruga është e bllokuar. Video dhe fotot më poshtë  tregojnë momente e para pasi është rrëzuar pema masive.
Sot dhe në javën në vijim meteorologët parashikojnë mot të ftohtë. Temperaturat në disa zona të vendit arrijnë deri në -12 gradë.

(Foto dhe video nga Florian Doga)

SHKARKO APP