Moti i keq/ Nuk është hedhur kripë e skorie, dëbora e akulli bllokon rrugën Banjë-Gramsh


Reshjet e borës kanë mbuluar vendin, duke shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse rrugore. Si pasojë e nivelit të reshjeve dhe akullit në rrugë, rezulton i bllokuar aksi Banjë-Gramsh.
Gazetari Fatmir Popja thotë se shkak për situatën e krijuar në këtë rrugë është mungesa e kripës dhe skories.
Sakaq, situatë e rrezikshme për qarkullimin për shkak të akullit në rrugë është edhe segmenti i Paprrit.
Normale situata paraqitet në rrugët kombëtare në qarkun e Elbasanit, ku akset janë të kalueshme, por këshillohet përdorimi i zinxhirëve.

