Moti i keq, OSHEE në gatishmëri për riparimin e të gjitha defekteve
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik të shpërndarjes, nga përkeqësimi i motit në mbarë vendin.
Rreth 1500 punonjës të drejtorive rajonale të OSHEE, në të gjitha qarqet, janë angazhuar në brigadat e avarive për të rikthyer energjinë në zonat e prekura nga moti i keq.
- Nga informacioni i përcjellë në shtabin qendror të OSHEE, prej dispeçerëve rajonale të kompanisë, bëjmë me dije se fidrat që furnizojnë spitalet, objektet e pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë.
- Gjithashtu, në punë janë dhe të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret si dhe të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike.
Gjatë natës u konstatuan defekte të shumta për shkak të motit, por gjatë orëve të paradites së sotme u riparuan më shumë se 65% e tyre.
Aktualisht janë riparuar në pjesën dërrmuese të tyre, defektet në rajonin e Burrelit , Vlorës dhe Kukësit.
Gjatë natës ka pësuar avari linja 110kv L110-28 Fushë – Arrëz – Kalimash, por rreth orës 09:42 është riparuar avaria në këtë linjë dhe kanë marrë energji të gjitha zonat e prekura nga ky defekt
Rajonet më të prekura nga defektet janë:
- Rajoni Tiranë: Shënmeri , Mullet si dhe pjesërisht Zall Bastar, Ibë
- Rajoni Durrës: Likesaj, Romanat/Shijak; Karpen/Kavaje
- Rajoni Elbasan: Lemnushë/Gramsh
- Rajoni Berat: Potom,/Skrapar; Sulzotaj, Shenepremte/Lushnje
- Rajoni Fier: Mbrostar, Seman, Topojë, Ndërmenas
- Rajoni Gjirokastër: Lazarat, Dropull /Gjirokastër; Buz, Dragot/Tepelenë
- Rajoni Vlorë: Amonicë, Gorisht, Kallarat, Bolenë
- Rajoni Kukës: Shishtavec, Zapod, Topojan, dhe pjesërisht Ujmisht, Qytet Kukës (Lagja 7) /Kukës; pjesërisht Pac, Llugaj, Qytet Fierzë, Lekbibaj
- Rajoni Shkodër: pjesërisht Zagore,/Koplik; Kashnjet si dhe pjesërisht Gjadër/Lezhë; Arrës Miliska, Rrapë/Pukë; Bërdicë, Rrethina, Guri i Zi, Dajç, Bushat si dhe pjesërisht Vau i Dejës/Shkodër
Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.
KOHA JONË SONDAZH

