Moti i keq – Pak minuta shi dhe rrugët e Vlorës të pakalueshme

Rreshjet intensive të shiut mesditën e së premtes kanë rikthyer sërish problematikën e përmbytjeve, ku edhe pse zgjatën pak minuta disa akse u gjendën nën ujë.

Me evidente problemaika u shfaq në lagjen “Pavarësia”, bulevardin Vlorë-Skelë dhe përgjatë Lungomares, ndërsa thuajse e pakalueshme ishte rruga në afërsi të Universitetit të Vlorës Ismail Qemali.

Edhe pse hidrovori ka punuar me kapacitet të plotë, nuk është arritur të mbahet nën kontroll sasia e ujit e cila për mbi 1 orë ka paralizuar qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kalimi ka qenë i vështirë për automjetet dhe thuajse i pamundur për këmbësorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bashkisë për zhbllokimin dhe pastrimin e ujërave të larta, ndërtimet mbi kolektorët ujëmbledhës apo dhe kanale kulluese e bëjnë të pamundur shmnagien e përmbytjeve në qytetin bregdetar.

Ndërkohë në Kukës reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshkitje gurësh dhe inertesh në segmentin Morin-Kukes-Tunel i Kalimashit, pjesë e rrugës së kombit. Si pasojë e prezencës së gurëve dhe lagështisë në rrugë, ka pasur vështirësi të qarkullimit të mjeteve./Ora News/

vlore-permbytje2 vlore-permbytje1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?