Moti i keq, pezullohet për 4 ditë lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
Në ditët në vijim do të ndalohet lundrimi për mjetet e vogla apo anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.
Bëhet e ditur se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 14-15-16-17 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 e 14 dhjetorit në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra do të ketë pezullime të lundrimeve.
Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht. Sipas parashikimeve, pritet që situata meteorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj të përmirësohet pasditen e datës 18 dhjetor.