Moti i keq pezullon punën në disa sektorë në Portin e Durrësit
Aktualitet E Martë, 4 Maj 2021 12:30
Moti i keq ka sjellë pezullim të punës në disa sektorë në Portin e Durrësit.
Sipas informacioneve fillimisht puna është ndërprerë në sektorin e peshkimit më pas dispeçeria ka ndaluar daljen në det të peshkarexhave për arsye sigurie.
Po ashtu është ndaluar në det edhe lundrimi i anijeve tregtare të tonazhit të ulët dhe të mesëm.
Nga reshjet e dendura të shiut dallgët e detit kanë shkuar disa ballë.
KOHA JONË SONDAZH

