Moti i keq/ Policia: Motorët e ujit e peshkarexhat të mos dalin në det

Nisur nga moti i keq, Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve drejtuesve që të mos dalin në det. ”Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji , e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmi) të mos dalin ne det deri në qetësimin e situatës”.

Shqipëria është zgjuar sot në pushtetin e shiut. Reshjet e shiut me dendësi të larta kanë ”prishur punë” në qytetet turistike, duke bërë që turistët të izolohen ose të largohen fare drejt banesave të tyre.

Durrësi, Vlora, Shëngjini dhe Velipoja gjithashtu janë zgjuar nën pushtetin e shiut. Ndërkohë reshjet kanë prekur edhe zonën e Kukësit, kanë krijuar probleme kryesisht në qarkullimin e mjeteve. Situata me reshje ka ndihmuar veçanërisht zonat ku prej disa ditësh ishin aktive vatrat e zjarreve, duke i shuar ato.

SHKARKO APP