Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës
Moti i përkeqësuar i pasdites së sotme dhe reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, duke prekur veçanërisht sektorin e bujqësisë. Stuhia e breshërit ka qenë e fortë dhe e papritur, duke goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë sipërfaqe të tëra të mbjella.
Raportohet se reshjet e breshërit kanë rënë me intensitet të lartë në toka bujqësore dhe në vreshta, duke dëmtuar prodhimin në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të bimëve. Dëmet më të mëdha janë evidentuar në pemëtari dhe vreshtari, ku shumë fermerë rrezikojnë të humbasin një pjesë të konsiderueshme të prodhimit sezonal.
Breshëri ka dëmtuar lulet në pemë, ka rrëzuar lulëzimet dhe në disa raste ka lastarët e degëve të pemëve dhe hardhive, duke sjellë pasoja që mund të ndikojnë jo vetëm këtë sezon, por edhe prodhimin e viteve në vijim.
Banorët e zonës në fshatrat Adë, Cakran dhe Vreshtas shprehen të shqetësuar për situatën, duke theksuar se fenomene të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe po rëndojnë ndjeshëm ekonominë e tyre, e cila mbështetet kryesisht te bujqësia.
KOHA JONË SONDAZH

