Moti i keq troket sërish në Shqipëri, paralizohet transporti detar

Vendi është përfshirë nga një mot i ftohtë gjatë ditëve të fundit me dimrin, i cili më në fund ka ardhur me të gjitha tiparet e tij.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonat malore të Kukësit kanë nisur reshjet e borës, ndërsa në të gjithë territorin e vendit temperaturat janë ulur me disa gradë krahasuar me javën e kaluar.

Ndërkohë Drejtoria Detare ka lajmëruar se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike anijet e transportit ndërkombëtar për pasagjerë dhe automjete s’do të operojnë deri në përmirësimin e motit.

Njoftimi i Drejtorisë Detare:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 17.11.2023 era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe më pas në drejtimin Veri-Perëndim në forcën deri 6-8bft me shpejtësi ere deri 20-30m/s dhe lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.

Masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Detare vijojnê si më poshtë:

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 17-18-19.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE TË ANIJEVE TË PESHKIMIT JANË NJOFTUAR QË TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17-18-19.11.2023
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete NUK do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023.
Për çdo ndryshim të masave Drejtoria e Pergjithshme Detare do ju informojë!

Siguria juaj prioriteti ynë!

SHKARKO APP