Moti keq, bllokohet dogana e Trebishtit

Dogana e Trebishtit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së rrugës. Rrëshqitja ka ndodhur në pjesën e territorit shqiptar dhe sipas raportimeve rruga është bllokuar në dy kahet. Rruga ka rrëshqitur në rreth 30 m gjatësi.

Era e fortë dhe deti me forcë deri në 8 ballë kanë sjellë përmbytjen e një pjesë të Lungomares. Problematikat kanë qenë kryesisht në subjektet tregtare, të cilat kanë qenë të rrezikuara nga përmbytja.

Ndërkohë, për shkak të motit të keq nuk ka patur asnjë përmirësim të situatës së lundrimit detar në Vlorë, i cili vijon të mbetet i pezulluar deri në përmirësimin e kushteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë probleme edhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Si pasojë e reshjeve një pjesë e rrugëve kryesore të qytetit janë nën ujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?